Politike

Përfundon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës, miratohen katër vendime

25 Qershor 2020, 16:33 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës, miratohen

DURRËS– Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar katër vendime të rëndësishme.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga vetë faqja e Bashkisë Durrës, mësohet se është miratuar kontrata tip për përfitimin nga grantet e rikonstruksionit për individët ose familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 me nivel dëmi DS1-DS2-DS3.

Gjithashtu mësohet se do të vijojnë procedurat për prishjen edetyruar të 12 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës, të gjitha pronë private në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë dhe të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth dhe Manëz , të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

Vendimet e marra

1. Miratimi i kontratës tip për përfitimin nga grantet e rikonstruksionit për individët ose familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 me nivel dëmi DS1-DS2-DS3.

2. Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 12 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe njësinë administrative nr.4 Durrës, të gjitha pronë private në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

3. Miratimi i vërtetimit të lëshuar nga kryetari i fshatit dhe administratori i njësisë administrative si pjesë e dokumentacionit të dosjes së aplikuesit për të përfituar nga programet e rindërtimit.

4. Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative Sukth dhe Manëz , të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike këshilli bashkiak durrës këshilli bashkiak durrës

Sondazh

Poll