Politike

25 Qershor 2020, 11:42 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti socialist, Anduel Xhindi është kapur “mat” me cigare në dorë, teksa ndiqte fjalimet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Djali i deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindit, mban në dorë një objekt që ngjason tejmase me një cigare elektrike, edhe pse në sallë është i ndaluar duhani.

I ulur lart në “ballkonin” e sallës për shkak të masave të marra për parandalimin e infektimit nga koronavirusi, Xhindi ndjek tejet i fokusuar debatin.

Kamerat e fokusuan për vetëm një sekondë, ndaj vështirë të thuash nëse Xhindi po e konsumonte cigaren apo thjesht po e mbante në duar duke e përdorur si “anti-stres” teksa dëgjonte debatet që shkëmbenin kolegët e tij pak metra më poshtë. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anduel xhindi seancë plenare 25 qershor 2020 anduel xhindi seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 10:25

TIRANË– Deputeti Halit Valteri nuk e ka kaluar thjeshtë sherrin me kolegun e tij, Ralf Gjonit që ndodhi në sallën e Kuvendit. (Shiko këtu) Pasi përfundoi f...