Politike

25 Qershor 2020, 12:24 Nga DOSJA

TIRANË– Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim mbështetës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli një ditë pas ngritjes së aktakuzës të ngritur ndaj tyre për krime lufte.

Rama ka folur me tone të forta dhe ka treguar indinjate, për aktakzuën të cilën e quajti një fletërrufe si në kohën e komunizmit. Kreu i qeverisë mbrojti luftën e UÇK-së dhe luftatërët e saj duke thënë se ata morën pushkën për liri dhe nuk ishin akuzatorët. 

Më tej ai tha se në Kosovë krimet e bëra janë hetuar e prokuroritë e gjykatat ndërkombëtare, ku dhe të pafajshmit janë rihetuar, por në Serbi nuk janë ngritur akuza për askënd. Aktakzuat ai i quajti të papranueshme, por shtoi se e mbështet punën e Gjykatës Speciale, njësoj siç e kanë mbështetur të gjithë politikanët në Kosovë. 

Mes rreshtave, Rama u shpreh se ishte i vetëdijshëm që fjalët e tij nuk do pëlqeheshin nga miqtë e mëdhenj ndërkombëtarë, por shtoi se sot kishte dalë si një politikan dhe se do të fliste pa doreza. Numri një i maxhorancës shqiptare kujtoi edhe njëherë bilancin e luftës së Kosovës, duke u shprehur se ndërkombëtarët po kthenin historinë dhe se agresorin po e shndërronin në viktimë. 

Reagimi i Ramës në Kuvend, vjen një ditë pas lajmit se kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Gjykatës Speciale.

Thaçi, Veseli dhe luftëtarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia ishin në kulmin e diskutimeve për një takim dialogu në Shtëpinë e Bardhë me ndërhyrjen e presidentit amerikan Donald Trump. Madje delegacioni i Kosovës ishte nisur për në Amerikë.

Por ngritja e kësaj akuze ka sjellë edhe anulimin e takimit nga pala e Kosovës. Fillimisht Thaçi e sot, kryeministri Abdullah Hoti kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e njoftuar më 27 qershor në SHBA. 

(K.M. F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit edi rama hashim thaci hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 11:42

TIRANË– Deputeti socialist, Anduel Xhindi është kapur “mat” me cigare në dorë, teksa ndiqte fjalimet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Djali i deputetit t...

Politike 25 Qershor 2020, 10:25

TIRANË– Deputeti Halit Valteri nuk e ka kaluar thjeshtë sherrin me kolegun e tij, Ralf Gjonit që ndodhi në sallën e Kuvendit. (Shiko këtu) Pasi përfundoi f...