Aktualitet

Rritja e tarifave dentare, pas presionit Urdhri i Stomatologëve anulon vendimin

8 Shkurt 2019, 12:50 Nga DOSJA
Rritja e tarifave dentare, pas presionit Urdhri i Stomatologëve anulon

TIRANË– Është anuluar vendimi i Urdhrit të Stomatologëve që i hapte rrugë dyfishimit të tarifave dentare. Dosja.al raporton se vendimi është marrë në Asamblenë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologëe.

Tërheqja vjen pas presionit të madh publik dhe qëndrimit kundër të Ministrisë së Shëndetësisë. Autoriteti i Konkurrencës nisi edhe hetimet për këtë urdhër.

Pak ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi nisjen e hetimeve për Urdhrin e Stomatologëve, ndërsa Ministria kërkoi rrëzimin e vendimit dhe sqaroi se US nuk ka tagër të rrisë tarifat dentare.

Urdhri i Stomatologëve nxorri një vendim në muajin janar ku bëhej e ditur se të gjitha klinikat dentare që operojnë në Shqipëri do të aplikojnë një listë të re çmimesh për shërbimet që ofrojnë.

Tarifat ishin planifikuar të dyfishoheshin, duke bërë që për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, pacientët duhet të paguanin 4000 lekkë, nga 2000 që ishte para 1 janarit. Rritja reflektohej në të gjitha shërbimet e tjera dentare, përfshirë edhe ekzaminimin me sy, që para 1 janarit ishte falas, ndërsa me vendimin e ri do të bëhej 500 lekë. 

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asambleja kombetare e urdhrit te stomatologeve ministria e shendetesise rritja e tarifave dentare urdhri i stomatologeve asambleja kombetare e urdhrit te stomatologeve ministria e shendetesise rritja e tarifave dentare urdhri i stomatologeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2019, 13:11

Letër për vajzën nga Kavaja

Nuk ishe vetëm. Aty në kuzhinën e vogël, ku mami gatuante me mendjen diku në Itali, ndërsa tymi përhapej nëpër shtëpi dhe aroma e këndshme e gatimit mundohej të...