Bota

Pasagjeri me fat ka të gjithë hapësirën për vete, fluturon i vetëm në avionin 188 vendësh

2 Prill 2019, 16:46 Nga DOSJA
Pasagjeri me fat ka të gjithë hapësirën për vete,

Një lituanez hipi në një avion Boeing 737 për të gjetur se ishte i vetmi pasagjer.

Skirmantas Strimaitis, i cili fluturonte nga Vilnius në Lituani në Bergamo në Itali për pushime më ski më 16 mars, kishte të gjithë aeroplanin 188-vendësh për vete.

Nuk kishte asnjë foshnjë që bërtet ose njerëz të cilët ngatërrohen për vendin në fluturimin e tij dy orësh, por vetëm dy pilotët dhe pesë pjesëtarët e ekuipazhin të kabinës për t’u kujdesur për nevojat e tij.

Agjencia e udhëtimit Novaturas tha se avioni ishte marrë me qira për të fluturuar në shtëpi në grup nga Italia, dhe për të shmangur fluturimin e zbrazët në kthim u shit vetëm një biletë e cila i qëlloi lituanezit.

Strimaitis tha të martën se fluturimi, i cili zgjati më shumë se dy orë, ishte një eksperiencë e cila ndodh vetëm një herë në jetë.

Ai ndau fotografitë nga fluturimi i tij, ku ai po qeshte vesh në vesh për udhëtimin me hapësirë dhe të qetë që e priste.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota “boeing 737” lituani itali novaturas skirmantas strimaitis “boeing 737” lituani itali novaturas skirmantas strimaitis

Sondazh

Poll