Bota

Erdogani humbi në vota, por “fitoi” moda, ja si u veshën zonjat e politikanëve turq në zgjedhjet në Turqi

2 Prill 2019, 16:57 Nga DOSJA
Erdogani humbi në vota, por “fitoi” moda, ja si u veshën

Miliona turq iu drejtuan kutive të zgjedhjeve më 31 mars, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Më shumë se 57 milionë shtetas turq ishin regjistruar me të drejtë vote për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e rinj. Sipas rezultateve të publikuara nga mediat, AKP-ja e Erdoganit u rendit partia e parë në këto zgjedhje lokale.

Rezultatet janë në favor të Erdogan dhe partisë së tij AKP-së. Nga numërimi Erdogan ka fituar numrin më të madh të komuave dhe bashkive në vend: 44,42% për AKP-në, 30,07% për CPH-në, 7.465 për ‘YPI Part’i.  Në qendra e votimit janë numëruar rreth 99,01% të kutive.

Në zgjedhjet e 31 marsit në qytetet kryesore Stamboll, Ankara dhe Izmir, liderët që kandiduan në qytetet kryesore të Turqisë ishin: në Stamboll, Ekrem Imamoglu, i cili fitoi shumicën e votave dhe Binali Yildirim përfaqësuesit të partisë së Erdoganit. Në Ankara kandidonte Masur Yavaş dhe Mehmet Özhaseki, ndërsa në Izmir, Nihat Zeybekçi dhe Tunç Soyer.

Përpos rezultatit dhe pa marrë parasysh cili do të kryesojë me vota, ato zgjodhën të shfaqeshin me një stil jo shumë ndryshe nga daljet e tjera publike, por duke i dhënë rëndësi prezencës së tyre në nj⌂ moment kaq të rë rëndësishëm në politikë dhe qeverisjen e shtetit turk.

Dilek İmamoğlu, gruaja e Ekrem Imamoglu e hijshme dhe një qëndrim jo prej politikaneje, u shfaq prankëshortit me një veshje ‘black and white’.  Pantallona serioze dh ekëmishë të zezë, Dilek e kishte thyer bukur me një pallto të bardhë të gjatë, e cila nxirrte në pah trupin e saj dhe duke u shfaqur me ngjyra të thjeshta e pa detaje zbukuruese. Dilek İmamoğlu ka lindur më 18 nëntor 1974 në Trabzon. Më 18 nëntor 1995, ata u martuan në ceremoni të thjeshtë.

Semiha Yıldırım, bashkëshortja e Binali Yildirim, ata kanë tre fëmijë së bashku dhe ajo ka qenë mësuese. Semiha Yildirim është ndër gratë që punojnë në Partinë AK dhe merr pjesë në projektet e përgjegjësisë sociale.

Ajo prefero një stil më serioz duke ruajtur kështu edhe prezencën e saj si aktiviste të partisë AK, preferoi ngjyrat blu me një pallto në blu të mbyllur dhe pantallona serioze në po këtë ngjyrë, ndërsa shamia(hijabi ) në ngjyrë më të hapur sërish në blu. Ajo qëndroi pranë tij dhe mbajti një fjalim të shkurtër falenderues për të gjitha gratë që përfshihen në aktivitetet e partisë 7AK.

Nursen Yavas është bashkëshortja e Masur Yavas, i cili kandidon në kryeqytetin turk, Ankara. Ata kanë dy vajza bashkë. Nursen u shfaq me një stil të thjeshtë, pantallona në ngjyrë të zezë dhe një pallto në ngjyrë gri.

Neşe Özhaseki është bashkëshortja e Mehmet Özhaseki. Ajo është aktiviste në Partinë AK dhe merr pjesë në organizimet e ndryshme që organizohen. Tepër autoritare në dukje të saj ajo u shfaq me pantallona të zeza, pallto treçerekshe në ngjyrë blu dhe shami në ngjyrë të hapur.

Neptun Soyer është bashkëshortja e Tunc Soyer, me të cilin kanë dy vajza. Ajo u shfaqë me një fustan tyl me detaje të qëndisura, një xhaketë lëkure dhe këpucë pak të larta. Duke e thyer stilin autoritar dhe serioz të grave të liderve turq.

Aysen Zeybekci është bashkëshortja e Nihat Zeybekci.

Sigurisht që kësaj liste nuk mund t’i mungonte edhe Emine Erdogan, bashkëshortja e Rexhep Tayip Erdogan. Ajo si gjithmojë zgjodhi dy ngjyra të thjeshta, e zezë dhe e bardhë, duke u shfaqur autoritare dhe e fortë si një prej femrave më me ndikim në Turqi.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dilek imamoğlu neptun soyer nursen yavas semiha yıldırım zgjedhjet ne turqi dilek imamoğlu neptun soyer nursen yavas semiha yıldırım zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll