Arrestime me dhunë në protestë, LVV: U prangosën aktivistë tanë, të lirohen menjëherë
24 Qershor 2020, 18:45Nga DOSJA
TIRANË- Policia ka arrestuar sot pasdite disa aktivistë që po protestonin kundër ndërtimit të HEC-it në Zall Gjoçaj mbi lumin Mat. Pas arrestimeve me dhunë të kryera nga policia ka ardhur një reagim nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, e cila shkruan se në pranga kanë rënë disa aktivistë të tyre.
Në një reagim për mediat LVV shprehet se në Shqipëri shkatërrimi i mjedisit, i ekonomisë, i trashëgimisë së përbashkët, dhe në përgjithësi i publikes po shoqërohet me goditje edhe ndaj të drejtave bazë demokratike të qytetarëve, në orvatje e sipër për të instaluar shtetin policor.
“Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar në komisariat 5 qytetarë që po protestonin paqësisht në mbrojtje të ambientit, kundër shfrytëzimit të egër të natyrës dhe burimeve ujore përmes HEC-eve abuzive. Nga informacioni që kemi deri tani, protestuesit e shoqëruar në komisariat janë Lavdosh Ferruni, Martin Gjonaj, Jani Marka, Megi Mustafaraj, Bashkim Rodoni dhe Astrit Xhika. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Në Shqipëri shkatërrimi i mjedisit, i ekonomisë, i trashëgimisë së përbashkët, dhe në përgjithësi i publikes po shoqërohet me goditje edhe ndaj të drejtave bazë demokratike të qytetarëve, në orvatje e sipër për të instaluar shtetin policor.
“Faji” i vetëm i protestuesve ishte ushtrimi i të drejtës së tyre kushtetuese dhe civile të pjesëmarrjes në një tubim paqësor dhe shprehja e pakënaqësisë ndaj një dukurie si liçencimi i shfrenuar i HEC-eve që po e gjymtojnë natyrën tonë. Nga ana tjetër, zelli dukshëm i shpërpjesëtuar i Policisë së Shtetit për të shtypur edhe shprehjen më të vogël të pakënaqësisë në vendin tonë, konfirmon edhe më qartë rrezikun e instalimit të shtetit policor”, shkruhet në deklaratë.
Sot pasdite banorët e Zall Gojçajttë mbështetur nga aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë kundër projektit të HEC-eve në lumin Mat. Banorët kanë folur në megafon, duke kërkuar anulimin e projektit dhe janë shprehur se ata nuk do të ndalen në kërkimin e të drejtës së tyre.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
POGRADEC– Një tjetër person, grua rreth mishës 50 vjeçe ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se gruaja është në Pogradec dhe virusin, dyshohet se e...
DELVINË– Gjashtë persona në Delvinë janë konfirmuar sit ë prekur me Covid-19. Dosja.al mëson se rastet e reja, mes tyre edhe një efektiv i Policisë Bashkia...
GJEMANI- Policia gjermane ka shkatërruarditën e sotme një bandë që merrej me trafikimin e kontrabandimin e shqiptarëve drejt Gjermanisë por edhe të emigrantëve...
TIRANË- Policia ka ndërhyrë sot dhe ka shpërndar me forcë protestën e banorëve të Zall Gojçajt, të cilët tuabuan kundër HEC-eve në lumin Mat.Qytetar...
Aktualitet24 Qershor 2020, 17:25
TIRANË- Banorët e Zall Gojçajt të mbështetur nga aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë kundër projektit të HEC-eve në...
PRRENJAS- Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Prrenjas. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili punonte në një kompleks ...
TIRANË– Tre automjete janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, dhe për pasojë, një person ka mbetur i p...