Aktualitet

EMRAT/ E rëndë në Gjirokastër, donte të vriste nënën me gërshërë, agresori i ngul thikën në gjoks efektivit të krim

24 Qershor 2020, 18:47 Nga DOSJA
EMRAT/ E rëndë në Gjirokastër, donte të vriste

GJIROKASTËR– Një person me probleme të shëndetit mendor, i identifikuar si K. Ahmetaj ka plagosur me thikë një efektiv policie. Mësohet se ngjarja e rëndë, ka ndodhur në Gjirokastër, mbrëmjen e sotme, në lagjen ’11 Janari’. 

Agjenti i krimeve, i identifikuar si Edmond Late, që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ka shkuar në familjen Ahmetaj, pasi ka marrë njoftimin se një person po kërcënonte nënën e tij dhe po tentonte ta vriste me gërshërë.

Menjëherë, agjenti Late, ka mbërritur në lagjen “11 Janari”, është futur në banesë për të qetësuar situatën dhe është munduar të neutralizojë agresorin Ahmetaj, por ky i fundit e ka goditur me thikë në gjoks.

Përmes njoftimit zyrtar, Policia e Gjirokasttës sqaroi se efektivi Late është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po mjekohet bashkë me nënën e agresorit, e cila ka mbetur gjithashtu e lënduar nga ngjarja në fjalë.

Ndërsa, agresori është shoqëruar për në komisariat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster plagoset polici ne gjirokaster gjirokaster plagoset polici ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 17:25

TIRANË- Banorët e Zall Gojçajt të mbështetur nga aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë kundër projektit të HEC-eve në...