Aktualitet

Infektohet një tjetër grua në Pogradec, virusin e mori nga infermierja me Covid-19 që punonte në konsultore

24 Qershor 2020, 18:13 Nga DOSJA
Infektohet një tjetër grua në Pogradec, virusin e mori nga

POGRADEC– Një tjetër person, grua rreth mishës 50 vjeçe ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se gruaja është në Pogradec dhe virusin, dyshohet se e ka marrë nga një infermiere që punon në konsultoren e këtij qyteti dhe se ka rezultuar e infektuar më parë.

Bashkë me gruan e infektuar, numri total i të prekurve në Pogradec, ka shkuar në 9. Ndërkohë, ditën e sotme është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë tek Infektivi, një 34-vjeçare dhe një 90-vjeçar. Sakaq në spitalin po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pogradec koronavirusi ne shqiperi pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 17:25

TIRANË- Banorët e Zall Gojçajt të mbështetur nga aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë kundër projektit të HEC-eve në...