Aktualitet

Gjashtë të infektuar me Covid-19 në Delvinë, mes tyre edhe një polic bashkiak

24 Qershor 2020, 18:07 Nga DOSJA
Gjashtë të infektuar me Covid-19 në Delvinë, mes tyre edhe

DELVINË– Gjashtë persona në Delvinë janë konfirmuar sit ë prekur me Covid-19. Dosja.al mëson se rastet e reja, mes tyre edhe një efektiv i Policisë Bashkiake, janë kontakte të një personi që ka rezuktuar pozitiv me koronavirus, një ditë më parë, në të njëjtin qytet.

Rasti i raportuar një ditë më parë, e kishte marrë virusin nga dy kosovarë.

Ditën e sotme është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë tek Infektivi, një 34-vjeçare dhe një 90-vjeçar. Sakaq në spitalin po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delvine koronavirusi ne shqiperi delvine koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 17:25

TIRANË- Banorët e Zall Gojçajt të mbështetur nga aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë kundër projektit të HEC-eve në...