Aktualitet

Fermerët e Lushnjes në protestë, derdhin qumështin në rrugë: Do mbytemi, s’kemi zgjidhje

3 Prill 2019, 09:14 Nga DOSJA
Fermerët e Lushnjes në protestë, derdhin qumështin në

Lushnje- Fermerët e Lushnjes kanë dalë sërish sot në protestë pasi nuk iu shiten prodhimet e tyre.  Në shenjë revolte ata kanë derdhur qumështin në rrugë dhe kanë akuzuar qeverinë Rama se është qeveri hajdute  dhe se nuk mund të ulet rimbursimi për fermerët.  

Një protestues i quajti hajdut, analistin Shpëtim Narzako dhe ministrin Bledi Çuçin pas deklaratave të tyre të fundit. 

“Këtë e kemi për Çuçin, që nuk na shitet qumështi. Rama hajdut kryeminstër. E kemi edhe Murrizin që thotë jemi me popullin. Ky është populli. E kemi edhe për Nazarkon. Hajdutë. Ne nuk kemi të hamë bukë ata na flasin atje në parlament. Ky uji që unë po pi është 500 lekë.”, u shpreh një nga fermerët.

 

[sgallery url=”https://dosja.al/fermeret-e-lushnjes-ne-proteste-derdhin-qumeshtin-ne-rruge/”]

 

Ndërsa një ekomomist që ishte pjesë e protestës u shpreh taska e qeverisë ndaj fermerëve  është e paligjshme. 

Kjo është një masë e papërgjegjshme e qeverisë shqiptare. Asnjë qeveri në botë nuk mundet që të diktojë çmimet e tregut. Nga data 1 janar ju duhet të prisni skemat burokratike të qeverisë për të marrë kompensim mbi çmim e tregut, por me këtë ligj që ka nxjerrë ju nuk keni për të marrë asnjë lloj kompensimi. Në çdo vend të rajonit, fermeri subvencionohen mbi çmimin e tregut. Nuk mundet një qeveri që me një taksë të paligjshme, të vjedhë shtresën më fisnikev të shoqërisë, që me mund e me djersë prodhojnë atë që ne ulemi dhe hamë çdo ditë në tavilinë.”, u shpreh Eduart Sharka, ekonomist. 

Një tjetër fermer i revoltuar deklaroi se një mundësi është të largohen nga vendi ose të mbyten pasi sipas tij, rrugë tjetër nuk ka. 

“Skemi ku vemë më, o t’i shesim lopët dhe të iki fare, ose të mbytem. Ai thotë që do ulë çmimin e blerjes, ta sheshim me 300 lejë kilen, ka leverdi unë siç thotë ai? Jo.  2 mijë lekë litri i naftës, skandal”, u shpreh një tjetër fermer. 

Një tjetër i moshuar i revltuar u shpreh: “Nuk kemi besim te një qeveri se kjo para 3 vitesh ndorri ligjin se kush mban 11 lopë do të marrë subvecionim nga qeveria. Unë morra kredi me 25% dhe i bëra 11 krerë  dhe nuk kam marrë asgjë, turp”.

Vendimi për të ulur TVSH-në e rimbursueshme për fermerin nga 20% në 6% pritet ka prekur fermerë, grumbullues dhe përpunues.

Një ditë më parë  Ministri i Bujqësisë, Çuçi u ndal tek subvencionimi i qumështit dhe  tha se fermerët tashmë  do të marrin një kompensim me 10 lekë nga qeveria edhe pse qumështin do ta shesin më çmim më të lirë.

Ndërsa Analisti Shpërtim Nazarko u shpreh: ” Ne jemi të detyruar të importojmë, sepse pjesa më e madhe e rinisë ka ikur jashtë dhe nuk ka kush ta punojë tokën.  Ministria e Financave dhe kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes për sektorin e bujqësisë, sepse përbën 20 % të PBB.”

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuza qeverisë fermerët derdhin qumështin fermerët e lushnjës protestë akuza qeverisë fermerët derdhin qumështin fermerët e lushnjës protestë

Sondazh

Poll