Aktualitet

Protesta/ Pas dy orësh tubim tek Kuvendi, opozita zhvendoset tek Kryeministria

3 Prill 2019, 10:21 Nga DOSJA
Protesta/ Pas dy orësh tubim tek Kuvendi, opozita zhvendoset tek

TIRANË– Protestuesit e opozitës janë mbledhur para kryeministrisë pas dy orëve qëndrim para ambienteve të Kuvendit.

Për shkak të mungesës së kryedemokratit Basha, i cili po zhvillon takime në Berlin, protesta po drejtohet nga të rinjtë e FRPD-së.

Deri më tani opozita ka organizuar 7 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017. Sipas opozitës, djegia e mandateve erdhi si shenjë revolte për të mos pranuar kapjen e parlamentit nga krimi. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozitës 3 prill 2019 protesta e opozitës 3 prill 2019

Sondazh

Poll