Aktualitet

Plas grushti në protestën e opozitës, protestuesit dyshojnë se ishte agjent i infiltruar (Foto+VD)

3 Prill 2019, 09:50 Nga DOSJA
Plas grushti në protestën e opozitës, protestuesit dyshojnë

TIRANË- Një sherr me grushta ka plasur në sot në protestën e opozitës. Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Dosja.al, protestuesit e opozitës kanë qëlluar me shkelma dhe me grushta një protestues pasi kanë dyshuar se ishte një agjent i infiltruar nga policia e Shtetit.

Protestuesi me kapuç dhe tuta gri u godit dhe më pas ktheu goditje. Protestuesit e larguan atë nga protesta. Ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka qenë një protestues që ka ardhur nga Elbasani. Situata është qetësuar me ardhjen e ish-deputetëve të PD, Gazmend Bardhi dhe Luçiano Boçi, por më pas sërish u tensionua dhe një grua u nxorr jashtë ndërsa një burrë u qëllua me shpullë. Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu tha se ata ishin provokatorë. (Lexo ketu)

(F.g/Dosja.al.)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plas grushti ne proteste protesta e opozites para parlamentit plas grushti ne proteste protesta e opozites para parlamentit

Sondazh

Poll