Politike

Rama publikon mesazhin: S’ka 15 kushte, kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qever

23 Qershor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Rama publikon mesazhin: S’ka 15 kushte, kush e përsërit atë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për seancën e mbajtur ditën e djeshme në Parlamentin Evropian ku u diskutua për Shqipërinë.

Në një reagim në mediat sociale, Rama se nuk ka 15 kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe shton se kush thotë se kushtet ekzistojnë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë. Kreu i qeverisë ka publikuar një pjesë nga fjala e Genoveva Ruiz Cavalera, e cila ka folur në emër të Komisionit Evropian. 

Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian???? NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRIT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian?“, shkruan Rama. 

Ditën e djeshme në mbledhjen e Parlamenti Europian, janë zhvilluar diskutime për Shqipërinë. Eurodeputetët vunë theksin tek 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u futur në BE. Shumë prej eurodeputetëve kanë thënë se situata në Shqipëri është e keqe dhe u propozua dhe ndërprerja e fondeve. Eurodeputeti Gahler tha se qeveria shqiptare është treguar e butë me trafikantët dhe treguan skepticizëm për vijimin e procedurave të integrimit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 15 kushtet e be-së edi rama pe diskutime për shqiperinë 15 kushtet e be-së edi rama pe diskutime për shqiperinë

Sondazh

Poll