Politike

Bushati del sërish kundër Ramës, këtë herë përplasen për zgjedhjet në Serbi

23 Qershor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Bushati del sërish kundër Ramës, këtë herë

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dalë kundër qëndrimeve të Edi Ramë dhe ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Në një postim në mediat sociale, Bushati shkruan se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar.

Më tej ai shkruan se duhet ndalur asimilimi dhe mos të bien pre e kurthit të numrave në një parlament një ngjyrësh pas zgjedhjeve në Serbi.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar. Duhet ndaluar asimilimi! Kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh që ka pak lidhje me një vend Europian duhet t’i vihet përballë platforma e të drejtave të tyre”, shkruan Bushati.

Por nga ana tjetër para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, Rama dhe Cakaj u anfgazhuan që të bashkonin shqiptarët në Luginë, por nuk përmendën kurrë që zgjedhjet në Serbi do mëheshin pa opozitën. Po ashtu ata nuk u kanë kërkuar qytetarëve në Preshevë që të bojkotonin zgjedhjet që u zhvilluan pa opozitën, njësoj si një vit më parë në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama zgjedhjet në serbi ditmir bushati edi rama zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll