Aktualitet

Shkon në 46 numri i viktimave/ I shtruar prej disa ditësh tek spitali Infektiv, ndërron jetë 65-vjeçari me koronavirus

23 Qershor 2020, 15:35 Nga DOSJA
Shkon në 46 numri i viktimave/ I shtruar prej disa ditësh tek spitali

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme ka ndërruar jetë një pacient me koronavirus, i shtruar në spitalin Infektiv.

Mësohet se pas disa ditësh i shtruar në terapi intensive, ka ndërruar jetë një 65-vjeçar nga Tirana. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, 65-vjeçari vuante edhe nga diabeti dhe policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit,“-shkruhet në njoftimin e Ministrisë.

Me viktimën e sotme, numri i përgjithshëm i tyre në vendin tonë ka shkuar në 46. Ndërkohë ditën e sotme u raportuan 52 raste të reja të infektuara. Ndërsa në spital, deri më tani janë shtruar 81 pacientë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll