Bota

Ukraina në pikun e pandemisë/ Regjistrohen 833 raste të reja dhe 23 viktima gjatë 24 orëve

23 Qershor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Ukraina në pikun e pandemisë/ Regjistrohen 833 raste të reja dhe

UKRAINË– Autoritetet në Ukrainë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve në Ukrainë janë regjistruar 833 raste të reja të Covid-19, të cilat e rritin numrin e përgjithshëm të infeksioneve të raportuara në vend në 38.074 persona. Po ashtu ata kanë bërë të ditur se së fundmi kanë vdekur 23 persona dhe  numri në total i viktimave ka shkuar në 1.035 të tjerë.

Gjithashtu në vend janë shëruar 314 pacientë në 24 orët e fundit për një total prej 16.956 njerëz. Sakaqë autoritetet janë shprehur se këto ditë mund të jenë piku i pandemisë në vend, pasi në  tre ditët e fundit rastet e reja të infeksionit kanë qenë në pragun e 1000 personash.

Burimi: en.interfax.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne ukraine koronavirusi ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 12:46

Arrestohet gazetari i njohur italian Emilio Fede

ITALI– Mbrëmjen e djeshme gazetari i njohur Emilio Fede, njëkohësisht edhe ish-drejtori i ”TG 4” është arrestuar për shkelje të urdhërit të moslargimit nga qyte...