Aktualitet

Aksidenti fatal në Qafë Thanë/ Përplasen dy automjete, humb jetën 68-vjeçari

23 Qershor 2020, 12:48 Nga DOSJA
Aksidenti fatal në Qafë Thanë/ Përplasen dy automjete, humb

PRRENJAS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë në fshatin Urakë. Si pasojë e përplasjeve të forta mes dy makinave, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë dhe një person tjetër është plagosur.

Ndërkohë personi i lënduar është dërguar menjëherë në spitalin e Prrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore, por ende nuk dihen identitetet e tyre. Tashmë  policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal. 

Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç,  banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç,  banues në Tiranë. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë,  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat  ishin pasagjerë në mjeti tip”Suzuki”. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit“, shkruan Policia.

(A.C. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne prrenjas vdes 68-vjeçari ne aksident aksident ne prrenjas vdes 68-vjeçari ne aksident

Sondazh

Poll