Politike

VIDEO/ Rehabilitohet aksi Elbasan-Banjë, Balluku: Për herë të parë asfalti u krijua nga riciklimi i gomave, për vitin 2021

22 Qershor 2020, 17:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Rehabilitohet aksi Elbasan-Banjë, Balluku: Për herë

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputetin Taulant Balla, kanë inspektuar sot përfundimin e punimeve në aksin rrugor Elbasan-Banjë.  Ministrja Balluku në fjalën e saj teksa ka prezantuar punimet në rrugë tha se është dhe një segment tjetër që duhet të buxhetohet në vitin 2021, për të nisur puna dhe për rehabilitimin e aksit  Mollas-Kuçovë. Më tej ajo u shpreh se për herë të parë në Shqipëri në këtë aks është përdorur një material që vjen nga riciklimi i gomave.

Kjo rrugë shkon deri në Mollas ku kemi nisur procedurat, pasi duhet të bëjmë studimin për pjesën e fundit të këtij aksi që është Mollas-Kuçovë. Kjo rrugë lidh shumë fshatra agrikulturorë të rëndësishëm. Besojmë që me buxhetin e 2021 të finalizojmë këtë aks. Kemi edhe një produkt interesant që kemi përdorur për shtrimin. Për herë të parë është përdorur një produkt që vjen nga riciklimi i gomave të automjeteve”, u shpreh Balluku.

Ndërkohë në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se aksi rrugor Elbasan-Banjë është segment është i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij, por edhe vizitorët tashmë kanë një infrastrukturë më të mirë e cila do ta lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë.

“Në sajë të investimit të Qeverisë Shqiptare u bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore. Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër. Rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belnda balluku edi rama elbasan-banjë belnda balluku edi rama elbasan-banjë

Sondazh

Poll