Politike

Rama, Gjiknuri e Majko premtojnë votën e Diasporës: Procesi është vonuar nga opozita, por kemi gati kuadrin ligjor

22 Qershor 2020, 14:20 Nga DOSJA
Rama, Gjiknuri e Majko premtojnë votën e Diasporës: Procesi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim online me Këshillin Koordinues të Diasporës. Në fjalën e tij Rama është shprehur se procesi për votimin e emigrantëve është shumë i vonuar, pasi ka pasur shumë pengesa dhe për këtë gjë akuzoi opozitën.

Kryeministri tha se Partia Socialiste e ka pasur në program arritjen e votës së emigrantëve dhe shtoi se kjo gjë do arrihet në zgjedhjet e ardhshme. Më tej ai u shpreh është hequr mundësia për votimin në ambasada dhe konsullata, por tha se votimi mund të bëhet me postë ose elektronikisht.

Në të njëjtën linjë ishte dhe anëtari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, i cili tha se me opozitën është diskutuar për këtë gjë dhe janë sanksionuar të gjitha në ligj. Ai u shpreh se do jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë proces, duke shtuar se po punohet intensivisht.

Ministri i Diasporë, Pandeli Majko në fjalën e tij, u shpreh se procesi është vonuar shumë, pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk i është përgjigjur në kohën e duhur dhe se KQZ nuk mund të marrë këtë përgjejgësi. Majko u shpreh se është shumë dakord me Këshillin e Koordinimit me peticionin që kanë bërë dhe ka ka pasur shumë mbështetje dhe synohet se në zgjedhjet e ardhshme të votojnë.

Nga ana tjetër anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kërkuan që të mos jetë gjithçka një premtim, por presin ta shohin të realizuar. Prej kohësh ky këshill është angazhuar për të arritur votimin, por ende nuk kanë arritur qëllimin e tyre.

(A.B. F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama këshilli koordinues i diasporës rama mbledh diasporën edi rama këshilli koordinues i diasporës rama mbledh diasporën

Sondazh

Poll