Politike

Parlamenti Evropian/ Lega ripërsërit 15 kushtet për futjen e Shqipërisë në BE, Calavera ndalet tek Teatri Kombëtar: Të r

22 Qershor 2020, 16:02 Nga DOSJA
Parlamenti Evropian/ Lega ripërsërit 15 kushtet për futjen e

TIRANË– Reporteri për Shqipërinë David Lega, vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

I pranishëm në Parlamentin Evropian ku po zhvillohet një seancë e posaçme dhe po diskutohet për situatën në Shqipëri, Lega ripërsëriti kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Janë 15 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë para vendimit për hapjen e negociatave me BE,”- theksoi ai.

Ndërsa Genoveva Ruiz Calavera u ndal edhe tek çështja e shmebjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin u shpreh se trashëgimia kulturore duhet të ruhet.

Sa i përket shembjes së teatrit Kombëtar, na vjen keq për atë akt dhe kërkuam që të kishte dialog.Ne vijojmë të bëjmë thirrje se duhet të ruhet trashëgimia kulturore por gjithashtu duhet edhe të zbatohet ligji. Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam. Fjala e Sorecës për reformën zgjedhore është pikërisht ajo çfarë ne shprehim. Presim që të diskutojmë në Këshill përsa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë,”– tha Calavera.

Eurodeputeti Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe hetimi i kujtdo që është përfshirë në shitblerjen e votave janë 2 nga 15 kushtet e BE që Shqipëria duhet të përmbushë përpara nisjes së konferencës së parë mdërqeveritare për negociatat e anëtarësimit,”– shtoi Gahler.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli i europes negociatat me be-në shqiperia keshilli i europes negociatat me be-në shqiperia

Sondazh

Poll