Politike

“I ka sjellë probleme BE-së”, eurodeputetët të ashpër me Shqipërinë: Të ndërpresim fondet, influenca e Turqisë ës

22 Qershor 2020, 16:53 Nga DOSJA
“I ka sjellë probleme BE-së”, eurodeputetët të

BRUKSEL- Eurodeputetët kanë ngritur sot shqetësimet e tyre lidhur me Shqipërinë. Në seancën e mbajtur sot për në Komisionin e Jashtëm, eurodeputeti Andreas Shile u shpreh se në Shqipëri ekziston një hendek i madh mes maxhorancës dhe opozitës.

Më tej Waitz Tomas tha se në Ballkan ka inflencë ruse dhe kineze, e për të qeveria shqiptare nga ka zgjidhur problemin e minoritetit. Eurodeputeti Zimniok Bernhard ngriti shqetësimin e influencës turke dhe propozoi që ndërpritet fondet dhe se Shqipëria i ka sjellë BE-së shume probleme. Nga ana tjetër Zovsko tha se duhet që të ketë një monitorim të plotë të fondeve që janë dhënë për rindërtimin.

ANDREAS SHILE: Duhet të tejkalohet hendeku i thellë në shoqëri. Ky hendek u pa tek prishja e Teatrit.  Duhet të instalohet një kulturë e re politike ku duhet të pranohet se opozita duhet të pranojë vendimet e mazhorancës dhe mazhoranca duhet të dëgjojë opozitën.

WAITZ TOMAS: Ne nuk jemi të lumtur për influecen e huaj në Ballkan, cilado qofshin ato: ruse, kineze etj.  Shqipëria po ben më të mirën për të plotësuar kushtet. Problemi i minoriteteve nuk është vetëm juridik. Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë në terren për të qetësuar situatën.

ZIMNIOK BERNHARD: Ka patur pak përmirësime në luftën kundër korrupsionit, fjalët e bukura nuk po përkthehën në veprime. Ashtu si dhe ndaj krimit të organizuar. Marrëdhënia e Shqiperisë me Turqinë. Turqia po e përdor Shqipërinë për të ndërtuar Perandorinë e re Osmane. Në tregtinë e armëve dhe bashkëpunimin fetar. Kjo duhet të na shqetesojë. Nuk mendoj se Shqiperia mund të implementojë reformat tona. Duhet të ndërpresim paratë dhe të kuptojme se me Shqipërinë po sjellim probleme për BE-në.

ZOVSKO: Çështja e Teatrit pati jehonë ndërkombëtare, do doja të dinim me shumë për informacionet që vijnë rreth tenderave dhe planit për të ndërtuar në këtë zonë. Shqipëria ka marrë shumë fonde per rindërtimin, besoj se duhet të vëzhgojmë këtë procedurë me shumë vëmendje.

Pasditen e sotme në mbledhjen e Parlamenti Europian, ishte në fokus edhe Shqipëria. Eurodeputetët vunë theksin tek 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u futur në BE.  Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako. Gahler tha se qeveria shqiptare është treguar e butë me trafikantët. Kritika pati edhe nga të tyjerët, ndërsa eurodeputeti francez u shpreh kundër zgjerimit të BE-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andreas shile pe diskutime për shqiperinë waitz tomas zimniok bernhard zovsko andreas shile pe diskutime për shqiperinë waitz tomas zimniok bernhard zovsko

Sondazh

Poll