Politike

McAllister: Reforma Zgjedhore kusht kyç për hapjen e negociatave, jemi të shqetësuar për metodat e shembjes së Teatrit

22 Qershor 2020, 17:04 Nga DOSJA
McAllister: Reforma Zgjedhore kusht kyç për hapjen e negociatave,

TIRANË- Eurodeputeti David McAllister, i cili ishte dhe nismëtari për diskutimin e sotën në Parlamentin Evropian për Shqipërinë ka thënë se janë të shqetësuar për metodat e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij para eurodeputetëve, ai tha se duhet që të ketë një funksionim të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Po ashtu McAllister tha se shkatërrimi i teatrit ishte një goditje për trashgiminë evropiane dhe i shkatërroi dialogun mes palëve.

Më lejoni të hap diskutimin me marrëveshjen e vështire mbi Reformën Zgjedhore mes partive politike në 5 qershor. Kolegë, Reforma Zgjedhore është një kusht kyç për hapjen e negociatave së bashku me implementimin e saj para zgjedhjeve të vitit 2021. Hapa të tjerë si funksionimi i Gjykatës së Larte dhe Gjykatës Kushtetuese. Një pjesë e mirë e jona këtu në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë u shqetësuan nga metoda e përdorur për prishjen e Teatrit Kombëtar në 17 maj. Kjo u kritikua si shkatërrim i trashëgimisë europiane, duke i dhënë një goditje tjetër dialogut dhe kompromosit mes palëve. Në ripërsërism thirrjen tonë që palët politike të punojnë bashkë dhe të lënë pas”, u shpreh MaAllister.

Pasditen e sotme në mbledhjen e Parlamenti Europian, ishte në fokus edhe Shqipëria. Eurodeputetët vunë theksin tek 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u futur në BE.  Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako. Gahler tha se qeveria shqiptare është treguar e butë me trafikantët. Kritika pati edhe nga të tyjerët, ndërsa eurodeputeti francez u shpreh kundër zgjerimit të BE-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david mcallister pe diskutime për shqiperinë reforma zgjedhore shembet teatri kombetar david mcallister pe diskutime për shqiperinë reforma zgjedhore shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll