Politike

Propozimi/ Hysi: Viktimat do të njoftohen kur agresori i tyre lirohet nga burgu, ta marrë përsipër Policia e Shtetit

22 Qershor 2020, 15:41 Nga DOSJA
Propozimi/ Hysi: Viktimat do të njoftohen kur agresori i tyre lirohet nga

TIRANË– Familjarët apo viktimat e dhunës në familje do të njoftohen në momentin që oersoni, të cilin ata e kanë denoncuar për dhunë ka përfunduar dënimin. Ky ka qenë edhe edhe propozimi i deputetes socialiste Vasilika Hysi, që u bë ditën e sotme gjatë mbledhjes së NënKomisionit për të drejtat e njeriut dhe Nënkomisioni për barazi gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas.

Vetë Hysi, propozoi që detyrimi për të njoftuar viktimat t’u caktohej burgjeve dhe në këtë mënyrë shoqëria civile të merrte mesazhin dhe viktimat të mos binin sërish pre e dhunës.

“Për të shtuar në këtë nen, detyrimin që ka institucioni ku ndodhet i dënuari, që të njoftojë viktimën, ose familjarët e saj për lirimin e të dënuarit. Na ka lindur një problem kur dhunuesi ka mbaruar vuajtjen e dënimit, është liruar para kohe me kusht, ose ka përfituar nga uljet e dënimit. Besoj se institucioni duhet të informojë viktimën, ose familjarët,”- tha deputetja Hysi.

Mirëpo, ky propozim nuk u prit mirë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se njoftimi i viktimave të bëhej përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi mes institucionit të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.

Por, Hysi këmbënguli sërish.

Në fakt, direktiva 29 e vitit 2012 e Komisionit Europian e kërkon një gjë të tillë. Nëse nuk ka qenë deri më sot, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jetë. Besoj që viktima ka të drejtë të njihet, jemi ndodhur në situatën kur janë liruar persona dhe viktima nuk ka marrë informacion. Se kush duhet ta njoftojë e vendosin institucionet,”- tha Hysi.

Gjithsesi, pas debatit, në fund u ra dakort që viktimat edhunës, për mbarimit e dënimit të personit të denoncuar për dhunë, të njoftohen nga Policia e Shtetit. Këta të fundit e marrin informacionin për burgjeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vasilika hysi vasilika hysi

Sondazh

Poll