Politike

‘Shqipëria, ishte e vetmja që…’/ Ish-këshilltari i Donald Trump zbulon prapaskenat, ç’ndodhi në mbledhjen e NATO-s,

22 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
‘Shqipëria, ishte e vetmja që…’/

SHBA– Ish-këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton në librin e tij ka zbuluar prapaskenat e Samitit të NATO-së në vitin 2018 duke përmendur edhe Shqipërinë.

Bolton ka treguar për debatin që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi me liderët e vendeve europiane në NATO për investimet e tyre në organizatë. Trump prentendonte se ishte e papranueshme që vendet e pasura si Gjermania, Franca apo Kanadaja t’i dedikojnë të paktën 2% të GDP-së së vendeve të tyre, shpenzimeve për mbrojtjen.

Më pas përmendet edhe Shqipëria, si i vetmi vend që ishte pro për tregëtinë mes SHBA dhe BE-së.

“Ai kishte respekt të madh për kancelaren Merkel, duke risjellë ndërmend faktin se babai i tij ishte gjerman, dhe e ëma skoceze. Por u ankua se Gjermania, kishte paguar vetëm 1.2 përqind të PBB-së, dhe parashikohej se do të arrinte shifrën e 1.5 përqind në vitin 2025. Ndërsa vetëm pesë nga antarët e NATO-s aktualisht paguanin 2 përqind. Nëse vendet nuk do të ishin të pasura, Trump tha se do ta kuptonte mungesën e investimeve, por këto vende nuk kanë probleme të tilla.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të vazhdojnë të mbrojnë Europën, tha ai, e më pas kaloi në përplasjen e zgjatur tregtare SHBA-BE, që sipas Trump duhet të trajtohet bashkë me çështjen e NATO-s. Shqipëria, ishte i vetmi vend që kishte adresuar këto probleme në darkën e mëparshme, ndërsa të tjerë nuk e kishin diskutuar më. Të gjitha këto diskutime na lanë në pozitën, në të cilën kemi qenë për katër vjet. Trump nuk u pajtua me evropianët për disa gjëra, si emigracioni dhe mungesa e kontrollit të BE-së mbi kufijtë e saj. Trump tha përsëri se ai kishte respekt të madh për NATO-n dhe për Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg,”-shkruhet në libër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike john bolton libri i john bolton john bolton libri i john bolton

Sondazh

Poll