Aktualitet

Dogjën mbeturina tek Gjiri i Lalëzit dhe ndotën ambientin, procedohen penalisht dy persona

22 Qershor 2020, 14:58 Nga DOSJA
Dogjën mbeturina tek Gjiri i Lalëzit dhe ndotën ambientin,

DURRËS– Dy persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë djegur mbeturina dhe kanë sjellë ndotje të ambientit në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Sipas njoftimit zyrtar, B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, kanë djegur mbeturina të ndryshme tek Gjiri i Lalëzit, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Ata akuzohen për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Njoftimi i policisë Manzë/Durrës

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Ndotën ajrin duke djegur mbeturina, procedohen penalisht 2 shtetas. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjiri i lalezit manze ndotje e ambientit ne durres durres gjiri i lalezit manze ndotje e ambientit ne durres

Sondazh

Poll