Aktualitet

Jeta me shqiptarin iu kthye në ferr, 35-vjeçarja gjen guximin dhe e denoncon. Si e kërcënonte se do i vinte flakën shtëpis

22 Qershor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Jeta me shqiptarin iu kthye në ferr, 35-vjeçarja gjen guximin dhe e

ITALI– Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akzuohej se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-partneres së tij rumune.

Kjo e fundit, e lodhur nga dhuna dhe nga abuzimet e shumta kishte vendosur që ta denonconte në Polici.

Sipas njoftimit të Policisë, 30-vjeçari qëlloi me grushta të renë duke e detyruar që të largohej nga shtëpia. Më pas e mori në telefon dhe e kërcënoi se nëse nuk kthehej sërish do t’i vinte flakën apartamentit.

Gruaja ka deklaruar se e ka provuar në mënyrë të përsëritur t’i japë fund marrëdhënies, pa arritur asnjëherë deri në fund të qëllimit nga frika e hakmarrjes.

Por gjithçka ka marrë fund pak ditë më parë, kur ish-i dashuri u shfaq në shtëpinë e saj duke e kërcënuar, ajo nuk duroi më dhe shkoi në Polici.

Marrë nga tg24.sky.it

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari arrestohet ne itali itali shqiptari arrestohet ne itali

Sondazh

Poll