Aktualitet

COVID-19, Policia në Durrës s’kursen gjobat, 61 masa administrative për shoferët

22 Qershor 2020, 14:31 Nga DOSJA
COVID-19, Policia në Durrës s’kursen gjobat, 61 masa

DURRËS- Policia e Shtetit vijon kontrollet për të parandaluar përhapjen e COVID-19, e gjithashtu respektimin e masave të sigurisë nga subjektet private dhe qytetarët. Përveç Tiranës, kontrolle të shumta janë zhvilluar edhe në Durrës, ku janë vendosur 61 masa administrative për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Durrës, për respektimin e protokolleve të sigurisë, të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ushtruar kontrolluar dhe këshilluar subjekte të ndryshme në lidhje me masat që duhet të respektohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë përqendruar kontrollet për ruajtjen e distancës fizike, kryesisht në ato automjete që transportojnë punëtorët e fasonerive, por edhe në automjetet private apo të institucioneve në tërësi.

Gjatë kontrolleve janë vendosur 61 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për covid 19 policia durres masat për covid 19 policia durres

Sondazh

Poll