Aktualitet

Dënohen me 8 vite e katër muaj burg dy shqiptarët në Skoci, përdhunuan me radhë 29-vjeçaren dhe i shqyen rrobat

22 Qershor 2020, 14:48 Nga DOSJA
Dënohen me 8 vite e katër muaj burg dy shqiptarët në Skoci,

SKOCI– Griselt Maranaku, 33 vjeç dhe Elton Baga, 32 vjeç, i cili njihet edhe si Leo Baga janë dënuar me një total prej më shumë se tetë vitesh burg, pasi u akuzuan për marrëdhënie seksuale me forcë me një 29-vjeçare.

Mediat skoceze shkruajnë se vendimi është marrë ditën e sotme, gjatë seancës ku dy shqiptarët, emigrantë ilegalë, kanë dalë para trupit gjykues. Maranaku është dënuar me katër vite e katër muaj burg, ndërsa Baga, me katër vite, duke llogaritur kështu edhe periudhën që ata kanë kaluar pas hekurave, që nga momenti i denoncimit.

Vetë gjyqtari Sean Murphy QC tha se denoncuesja ka patur pasojë të forta psikologjike nga ngjarja në fjalë.

“Gruaja ishte e huaj për ata para natës së përdhunimit. Sidoqoftë, si pasojë, ajo ka pësuar dëmtime psikologjike duke u rënë në depresion dhe mungesë besimi,”- tha gjykatësi.

Ish-ushtaraku Maranaku, 33 vjeç, kishte bërë seks para dhe pasi infermieri Baga, 32 vjeç të përfshihej në ngjarje. Tashmë, dy të rinjtë shqiptarë, pritet që të ekstradohen drejt Shqipërisë, për të shlyer të gjithë pjesën e mbetur të dënimit, pavarësisht se ata nuk e kanë pranuar.

Si ndodhi ngjarja?

Përdhunimi ndodhi më datë 9 janar të një viti më parë, kur e abuzuar dhe një shoqe e saj po pinin diçka në një bar kafe. Dy shqiptarët janë afruar pranë vajza dhe mikesha e të abuzuarësi i ftoi për në shtëpinë e saj.

Sipas rrëfimit të të resë, teksa ajo ishte futur një moment në dhomën e gjumit, të dy shqiptarët e kishin ndjekur dhe përdhunuar duke ja hequr rrobat me forcë. Shoqja e saj, lajmëroi policinë dhe ata kur mbërritën e gjetën 29-vjeçaren në rrugë, ndërsa një prej shqiptarëve ishte ende në shtëpi.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burg dy shqiptareve ne skoci elton baga griselt maranaku skoci burg dy shqiptareve ne skoci elton baga griselt maranaku skoci

Sondazh

Poll