Politike

Meta: Komisioni i Venecias është i qartë si kristali, s’ka asnjë vërejtje për Presidentin

22 Qershor 2020, 13:01 Nga DOSJA
Meta: Komisioni i Venecias është i qartë si kristali, s’ka

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar sot oponionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Meta tha se opinioni i Venecias është i qartë si kristali dhe nuk ka asnjë vërejtje për Presidentin.

Nuk mund të kemi një reagim për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar se çfarë thotë Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias i sqaron në mënyrë më të kristaltë raportet e Komisionit. Nuk ka asnjë presje që të ketë vërejtje për presidentin.

Nuk do të doja t’ju lexoja opinionin këtu. Lidhur me këtë ide mund t’ju them që ideja nuk e kundërshtoj dot që presidenti të zgjidhet nga populli. Për çështjet e tjera Venecia e thotë qartë”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një konferencë për opinionin e Komisionit të Venecias. Kreu i Shtetit u shpreh se Venecia i ka dhënë të drejtë dhe ka faktuar se shkak për përplasjet kanë qenë veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit. Meta tha se në raportin e Venecias theksohet se KED ka vepruar në mënyrë jotransparente.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta konference 22 qershor 2020 opinioni i venecias per meten ilir meta meta konference 22 qershor 2020 opinioni i venecias per meten

Sondazh

Poll