Politike

KED s’ka bërë ende vlerësimin e kanditaturave për Kushtetuesen, Meta: Të premten do të takohemi prapë…

22 Qershor 2020, 12:49 Nga DOSJA
KED s’ka bërë ende vlerësimin e kanditaturave për

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot në një konferencë për mediat në lidhje me emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti tha se  ka dërguar listën me emrat për vendin vakant, por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ende s’ka bërë vlerësimin e tyre. 

Emrat që keni nisur në Kushtetuese, ende nuk ka një vlerësim të tyre?

I keni në raportin paraprak të 6 marsit. Kjo çështje nuk duhet që të shkonte në Venecia. Kushtetutën tonë e ka shkuar Venecia. Por nuk i ndaloja dot të tjerët. Është çështja që ka zgjatur më shumë se çdo tjetër. Raporti duhet të dilte në mars, u shty me 5 muaj. Do t’ua japim që t’ju lehtësojë punën tuaj.

Vetëm ajo na jep siguri juridike. Presidenti ka qënë dhe është besnik i Kushtetutës. Një falenderim për të gjithë shqiptarëve që në 2 mars kishin besim tek presidenti dhe u bashkuan për t’i thënë ndal kapjes së GJK. Të premten do të takohemi prapë.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një konferencë për opinionin e Komisionit të Venecias. Kreu i Shtetit u shpreh se Venecia i ka dhënë të drejtë dhe ka faktuar se shkak për përplasjet kanë qenë veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit. Meta tha se në raportin e Venecias theksohet se KED ka vepruar në mënyrë jotransparente.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta konference 22 qershor 2020 opinioni i venecias per meten ilir meta meta konference 22 qershor 2020 opinioni i venecias per meten

Sondazh

Poll