Politike

Vdekja e kryetarit të PD në Krujë, reagon Basha: Lutjet e mia shkojnë te gruaja dhe dy djemtë e tij

21 Qershor 2020, 16:35 Nga DOSJA
Vdekja e kryetarit të PD në Krujë, reagon Basha: Lutjet e mia

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kreut të Degës së PD në Krujë, Reshit Merlika. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan, se Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën. Basha e ka quajtur Merlikën, një nga drejtuesit më të përkushtuar dhe një bashkëpuëntor të vyer.

Postimi i Bashës

Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime dhe vëllezërit e të afërmit, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë. Pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, Reshit Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij. Si pas tërmetit të 26 Nëntorit ashtu edhe gjatë pandemisë ai ishte ditë e natë pranë njerëzve në nevojë, duke mobilizuar ndihma, fashitur plagët e dhimbjeve dhe dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka. Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe!

 

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha reshit merlika lulzim basha reshit merlika

Sondazh

Poll