Politike

Opinioni i Venecias për emërimet në Kushtetuese, Meta: U vërtetua se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të Dvor

22 Qershor 2020, 12:39 Nga DOSJA
Opinioni i Venecias për emërimet në Kushtetuese, Meta: U

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot raportin e Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushteteus. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Presidenti ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe shkak për përplasjet kanë qenë veprimet anti-ligjore të Ardian Dvoranit në cilësinë e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ai citoi dhe një paragraf nga opinioni i Venecias që thotë se “çështja më problematike e shkaktuar nga veprimer e KED ka të bëjë me kohën e përcjelles së listave dhe shkaktoi incident të rëndë procedurial

Fundjava që lamë pas pati zhvillime të rëndësishme. Nisa këtë javë me kryenegociatorin Zef Mazi. Për këtë takim jeni njohur nga zyra jonë. Nuk do t’ju marr shumë kohë sepse e di që qytetarët janë lodhur me Venecian. Por unë kërkoj vetëm tre minuta përqëndrim. Sipas Venecias, jo sipas presidentit, se cilat kanë qënë raportet dhe qëndrimet në raport me Kishtetutën.

Në radhë të parë Komisioni i Venecias konfirmoi se shkak i përplasjes ishin veprimet antiligjore të Dvoranit dhe mënyrës së dërgimit të listave prej tij. Përgjegjësia e tij është e provuar. Ja çfarë thuhet në pikën 92: Çështja më problematike e shkaktuar nga veprimer e KED ka të bëjë me kohën e përcjelles së listave dhe shkaktoi incident të rëndë procedurial dhe nuk u diskutua në KED. KED nuk funksionoi në mënyrë transparnte“, u shpreh Meta.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një konferencë për opinionin e Komisionit të Venecias. Kreu i Shtetit u shpreh se Venecia i ka dhënë të drejtë dhe ka faktuar se shkak për përplasjet kanë qenë veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit. Meta tha se në raportin e Venecias theksohet se KED ka vepruar në mënyrë jotransparente.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta konference 22 qershor 2020 opinioni i venecias per meten ilir meta meta konference 22 qershor 2020 opinioni i venecias per meten

Sondazh

Poll