Politike

Situata në Shqipëri dhe shembja e Teatrit Kombëtar, McAllister: Nesër është në rendin e ditës në Parlamentin Europian,

21 Qershor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Situata në Shqipëri dhe shembja e Teatrit Kombëtar, McAllister:

TIRANË– Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian z. David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.

Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).

Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online. Kush ka dëshirë është i ftuar ta ndjekë atë nga ora 16:45 deri në orën 18.45 nën linkun e mëposhtëm:

Linku ku mund të ndiqet mbledhja

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david mcallister mbledhja e komisionit parlamamentar david mcallister mbledhja e komisionit parlamamentar

Sondazh

Poll