Aktualitet

Denoncimi/ Shqiptarët ‘ngecin’ në Itali, “Wizz air” u anulon biletat dhe s’përgjigjet për rimbursim, në aeroporti

21 Qershor 2020, 18:32 Nga DOSJA
Denoncimi/ Shqiptarët ‘ngecin’ në Itali, “Wizz

ITALI-Kompania ajërore “Wizz Air” vazhdon të shesi bileta online nga Piza për në Tiranë. Ndërkohë që fluturimet e datave 18 dhe 20 qershor u anuluan dhe akoma nuk ka një zgjidhje për pasagjerët që ngelën mbrapa. Për këto 2 data është denoncuar sot në adresë të redaksisë sonë, nuk dihet se sa të tjera mund të ketë. Pasagjerët që bënë denoncimin (të dhënat e tyre i disponon redaksia) udhëtonin njëri në datën 18, me biletën e blerë nga “E-dreems” dhe u njoftua një ditë para për anullimin.

Ndërsa, tjetri që udhëtonte në datën 20, me biletën e blerë drejtëpërdrejtë nga “Wizz Air”, u detyrua të shkonte deri në aeroportin e Pizës dhe t’i binte derës së aeroportit. I vetmi fluturim i programuar nga Piza ishte ai drejt Tiranës dhe brenda aeroportit kishte vetëm pastrues.

Ku shkon, nuk i shikon shokët ku i ke? S’ka fluturime, aeroporti është mbyllur,”– mësohet t’u ketë thënë personi që është prezantues si pastruese në aeroport.

Biletat:

Rreth 100 shqiptarët e këtij fluturimi prisnin jashtë aeroportit, por më kot. Shumica e tyre nëse jo të gjithë, humbën dhe shumën monetare të paguar ndajë “Wizz Air”, qoftë drejt për drejtë në faqen e tyre, qoftë nga faqe ndërmjetëse.

Pasagjerët që na kontaktuan duan t”u bëjnë një thirrje të gjithë shqiptarëve në Itali që duan të udhëtojnë nga Piza për Tiranë , të bëjnë kujdes! Po humbasin lekë, kohë dhe nuk po gjejnë zgjidhje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kompania wizz air wizz air kompania wizz air wizz air

Sondazh

Poll