Bota

I dyti më i lexuar në Spanjë, pas Servantesit/ Ndahet nga jeta shkrimtari Carlos Ruiz Zafon, vuante nga kanceri në zorrën e

21 Qershor 2020, 14:07 Nga DOSJA
I dyti më i lexuar në Spanjë, pas Servantesit/ Ndahet nga jeta

SPANJEShkrimtari spanjoll Carlos Ruiz Zafon ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.
Carlos i cili e arriti me romanin ‘Hija e Erës’, është i njohur edhe për lexuesit shqiptare.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Carlos Ruiz Zafon u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 2018.

Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, tha në Twitter: “Ne kemi humbur një nga shkrimtarët spanjollë më të lexuar dhe të admiruar në botë. Zafón, një shkrimtar me vlerë i kohës sonë, dha një kontribut të rëndësishëm në letërsinë moderne.”

Autori i tetë romaneve që përfshijnë “Labirintet e Shpirtrave” apo “Loja e engjëllit”, Ruiz Zafon ka shitur më shumë se 38 milionë kopje në të gjithë botën, është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

Zafon konsiderohet si shkrimtari më i lexuar spanjoll, pas Servantesit.

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carlos ruiz zafón shkrimtar carlos ruiz zafón shkrimtar

Sondazh

Poll