Bota

Opozita i bojkotoi, zgjedhjet në Serbi pritet të çimentojnë pushtetin e Vuçiç

21 Qershor 2020, 14:04 Nga DOSJA
Opozita i bojkotoi, zgjedhjet në Serbi pritet të

SERBI-Mbi 6.5 milion qytetarë i janë drejtuar sot kutive të votimit në Serbi. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 8 të mbrëmjes. Qytetarët do të zgjedhin midis 21 partive, për të mbushur 250 vendet në parlament. Në Serbi janë hapur 8253 qendra votimi, për komunitetin serb në Kosovë 140 qendra votimi dhe 42 për emigrantët.

Të gjitha parashikimet kanë nxjerrë fituese Partinë Progresive të presidentit Aleksandër Vuçiç. Pasiguria e vetme është partia që do të jetë në opozitë. Partitë opozitare ndërkohë të mbledhura së bashku, kanë njoftuar bojkotin e zgjedhjeve. Kishte disa përpjekje dialogu mes qeverisë dhe opozitës, por nuk prodhuan rezultat konkret.

Partia në pushtet ndërkohë ka ulur pragun nga 5 në 3% duke rritur shanset e partive të vogla që të zënë karrige në parlament. Zgjedhjet priteshin të zhvilloheshin më 26 prill, por u shtynë pasi në vend u shpall gjendja e emergjencës për shkak të COVID-19.

Serbia numëron mbi 50 raste të reja në ditë me COVID-19 dhe mban vendin e parë ndërmjet shteteve të ish-Federatës Jugosllave për numrin e të infektuarve. Votuesit ndërkohë janë njoftuar më herët që të mbajnë maska gjatë procesit.

Marrë nga Balkan Insight

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic zgjedhjet në serbi aleksander vucic zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll