Bota

Sot zgjedhjet në Serbi/ 7 milionë qytetarë i drejtohen kutive të votimit, Vuçiç favorit, nis procesi edhe në veri të Mit

21 Qershor 2020, 06:34 Nga DOSJA
Sot zgjedhjet në Serbi/ 7 milionë qytetarë i drejtohen kutive

SERBI- Ditën e sotme në shtetin serb po zhvillohen zgjedhet parlamentare. Këto zgjedhje ishin planifikuar për t’u zhvilluar në muajin prill, por për shkak të COVID-19 ato u shtynë për në 21 Qershor. Sipas mediave vendase rreth 7 milionë qytetarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur parlamentin e ri me 250 deputetë.

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, po mbahen votime dhe në Kosovë. Në veri të Mitrovicës  ka 22 vendvotime dhe procesi  ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit. Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar e zgjedhjet në veri do të zhvillohen me lejen e tij. Me interes të veçantë nga shqiptarët pritet ajo që do të ndodhë në Luginën e Preshevës, teksa partitë shqiptare janë të gjitha pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.

Sakaq, duke iu referuar edhe sondazhe, partia e drejtuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç është më favorite për të fituar zgjedhjet. Ndërsa e dyta renditet partia e Ivica Daçiç.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni votimi në veri të mitrovicës zgjedhjet parlamentare në serbi votimi në veri të mitrovicës zgjedhjet parlamentare në serbi

Sondazh

Poll