Aktualitet

EMRAT/ Atentat ndaj 29-vjeçarit në Lezhë nga grupi rival, i riu qëllon katër herë drejt tij dhe e plagos në dorë, largoh

21 Qershor 2020, 16:37 Nga DOSJA
EMRAT/ Atentat ndaj 29-vjeçarit në Lezhë nga grupi rival, i riu

LEZHË– Odise Simoni, 29 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një atentati që i është bërë në autostradën Lezhë-Shkodër. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mabë.

Mësohet se, i plagosuri, Odise Simoni ka qenë i ulur brenda një automjeti, pranë një lokali në autostradën Lezhë-Shkodër, në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Daniel Rama, autori i ngjarjes, nga një tjetër makinë, ka ecur paralel me Simonin dhe kur është afruar pranë tij, ka qëlluar katër herë me armë zjarri. Një nga plumbat, ka kapur 29-vjeçarin Simoni në dorë, ndërsa tre të tjerët kanë depërtuar pranë një lokali aty pranë, duke futur edhe klientët në panik.

Pas ngjarjes, Rama është larguar në drejtim të Shkodrës. Dy të rinjtë, dyshohet se u përplasin dy grupeve rivale, dhe janë banues në fshatin Gjadër. Simoni është dërguar në spital, ku nodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Rama është shpallur në kërkim Policia e Lezhës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe mabe odise simoni plagoset odise simoni lezhe mabe odise simoni plagoset odise simoni

Sondazh

Poll