Aktualitet

Shisnin drogë nën logon e ‘Mickey Mouse”, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

3 Prill 2019, 07:42 Nga DOSJA
Shisnin drogë nën logon e ‘Mickey Mouse”, arrestohen 3

GREQI- Tre shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Athinë në rajonin e Atikas, pasi akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë nga policia pas një kontrolli në shtëpitë e tyre, ku u gjetën 10 pako me heroinë dhe kokainë, të cilën e kishin fshehur në logon e njohur për fëmijë ‘Mickey Mouse”.

Sipas raportimit të medieve greke, pas hetimit në shtëpitë e tyre, në Patissia, u gjetën  4,791.5 gram heroinë dhe 1,010 gram kokainë, 2 shkallë precize, 3,400 euro, si dhe u konfiskuan shtatë telefona celularë. Mësohet se të tre këta persona furnizonin me drogë të varurit nga lëndët narkotike në Athinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptare greqi shitje droge arrestohen 3 shqiptare greqi shitje droge

Sondazh

Poll