Aktualitet

“Kemi buxhet komunist”, Nazarko kundër Ramës për bujqësinë: Fajin e ka qeveria

2 Prill 2019, 20:21 Nga DOSJA
“Kemi buxhet komunist”, Nazarko kundër Ramës për

TIRANA- Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se problemi më i madh në sektorin e industrisë ushqimore është buxheti, i cili sipas tij, vijon të shpërndahet sipas modelit komunist si në kohën e Enver Hoxhës.

Sipas tij, fajin për problemet e pikasura në fushën e bujqësisë janë të qeverisë dhe të organizatave, të cilat nuk shërbejnë fare në përmirësimin e fushës së bujqësisë dhe të ushqimit.

“Ne kemi 30 vjet që bëjmë një buxhet komunist si në kohën e Enverit. Kaq lekë do ti japim këtij, kaq atij. Fajin kryesor e ka qeveria. Së dyti fajin e kanë disa organizata burokratike, të cilat nuk i hyjnë në punë askujt. Fajin e kanë sa qeveria aq edhe organizatat”, tha ai.

Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet buxhet komunist buxheti i bujqësisë shpëtim nazarko kritika ramës buxhet komunist buxheti i bujqësisë shpëtim nazarko kritika ramës

Sondazh

Poll