Aktualitet

Mashtronte duke marrë kapar për apartamente, pranga 40-vjeçarit nga Kosova

3 Prill 2019, 06:15 Nga DOSJA
Mashtronte duke marrë kapar për apartamente, pranga 40-vjeçarit

TIRANË– Një 40-vjeçar me iniciale SH.M, ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për “mashtrim” dhe “fshehje të ardhurash”.

40-vjeçari, banues në Prishtinë nën siglën e një agjencie iu ka marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti dhe më pas është zhdukur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Imobiliare”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një shtetas kosovar për konsumim të elementëve të veprave penale “Mashtrim” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imobiliare”, ndaloi shtetasin:

– Sh. M., 40 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Prishtinë.

Ky shtetas nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kosovari mashtronte per kaparin tirane arrestohet kosovari mashtronte per kaparin tirane

Sondazh

Poll