Aktualitet

Çfarë po ndodh? Forcat Operacionale kontrolle ‘blic’ në Korçë

2 Prill 2019, 19:53 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh? Forcat Operacionale kontrolle ‘blic’

KORÇË- Një operacion i papritur po mësohet se po zhvillohet në periferi të qytetit të Korçës.

Burime bëjnë me dije se janë Forcat Operacionale ato që po kryejnë këtë operacion “blic” ndaj disa lavazhe, lokaleve dhe magazinave në zonën e Fajancës.

Ende nuk dihet nëse ky është një operacion rutinë, apo policia ka informacione të tjera, ndërsa mësohet se këtyre kontrolleve u janë nënshtruar edhe individë që kanë qenë pranë këtyre objekteve.

Kujtojmë se më 31 Mars, forcat RENEA dhe ato Shqiponja, ushtruan kontrolle të imtësishme në disa lokale e banesa në Elbasan. (Lexo këtu) Po ashtu u ngritën postblloqe ku u kontrolluan makina për të mundur kapjen e të dyshuarve apo të shpallurve në kërkim.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce operacion blic korce operacion blic

Sondazh

Poll