Aktualitet

I dënuar me burg në Itali për trafik droge, kapet në Elbasan 56-vjeçari

3 Prill 2019, 07:03 Nga DOSJA
I dënuar me burg në Itali për trafik droge, kapet në Elbasan

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Në prangat e policisë ka rënë Osman Xherri, i lindur në Librazhd dhe banues në qytetit e Elbasanit.

Xherri ishte dënuar me 4 vjet e 5 muaj burg nga Gjykata e Brescia në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

NJOFTIMI I PLOTË:

ELBASAN

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Osman Xherri, 56 vjeç, lindur në Librazhd e banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Brescia/Itali e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan itali osman xherri shqiptari denohet ne itali elbasan itali osman xherri shqiptari denohet ne itali

Sondazh

Poll