Aktualitet

Publicisti holandez: Arta Marku nuk mund të rikandidojë si Prokurore e Përgjithshme

2 Prill 2019, 20:09 Nga DOSJA
Publicisti holandez: Arta Marku nuk mund të rikandidojë si Prokurore e

TIRANË- Vincent Van Gerven Oej, akademik, kontribuues i Exit.al në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në Ora News deklaroi se kryeprokurorja Arta Marku është zgjedhur në detyrë si zëvendës prokurorie, por ka ushtruar funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, referuar transferimeve dhe shkarkimeve që ka bërë. Sipas tij Marku si zv.prokurore dhe si Prokurore e Përgjithshme ka shkelur ligjin

“Arta Marku u zgjodh si zv-prokurore ndaj ajo nuk kishte nevojë për 60% të votave të parlamentit. Si një zv prokurore, por gjatë kësaj periudhe ajo ka abroguar të gjitha funksionet dhe ka funksionuar si prokurore. Ajo ka shkarkuar dhe ka transferuar disa prokurorë. Kjo nuk është e lejueshme. Ajo i përket KLP-së.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shkelur hapur ligjin si prokurore edhe si zv prokurore. Ajo është shitur nga qeveria si prokurore e përkohshme. Ajo ka bërë disa akte që i përkasin vetëm Prokurorit të Përgjithshëm”, akademiku u shpreh Greven Oej.

A mund të rikandidojë

“Në të dyja intepretimet ka pasur shkelje ligjore. Nëse ajo është si zv/prokurore ka shkelur qartazi ligjin shqiptar. Nëse ajo është zgjedhur si Prokurore e Përgjithshme ajo duhej të ishte zgjedhur me 3/5 të votave. Dmth ose ose..”

Marrë nga Ora News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku publicisti holandez vincent van gerven oej arta marku publicisti holandez vincent van gerven oej

Sondazh

Poll