Bota

Tronditet Rusia! 21 vjeçari neonazist qëllon për vdekje të dashurën, nënën e saj dhe nipin 4 vjeçar, në fund vret dhe v

20 Qershor 2020, 20:45 Nga DOSJA
Tronditet Rusia! 21 vjeçari neonazist qëllon për vdekje të

RUSI– Një ngjarje e rëndë ka shokuar dje Rusinë pasi një 21 vjeçar ka torturuar dhe më pas ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij modele, nënën e saj dhe nipin.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se modelja 23 vjeçare Elizaveta Khlyupina u torturua dhe u qëllua më pas për vdekje bashkë me nënën e saj Svetlana Tivchenko 52 vjeçe dhe nipin katër vjeçar, në shtëpinë e tyre në Moskë. Mediat kanë raportuar se modelja kishte telefonuar menjëherë policinë sapo i dashuri i saj Sevastyan Putintsev, me të cilin ishte ndarë pak ditë më pare.

Mirëpo, kur policët kanë mbërritur  në shtëpi dhe i kanë rënë derës, 21 vjeçari me prirje të theksuara neonaziste ka shtënë katër herë, mbi viktimat dhe në fund ndaj vetes. Trupat e viktimave ishin shpërfytyruar nga autori neonazist.

Kur oficerët më vonë u futën në banesën e autorit, ata gjetën fotografi të shumta të Hitlerit dhe një sëastika (simboli i nazizmit). Ata gjithashtu zbuluan një uniformë naziste dhe prova që ai kishte takuar ekstremistë të tjerë të ekstremit të djathtë në Ukrainë. Sipas hetimeve të para, Sevastyan Putintsev kishte marrë licencën për pushkën Saiga të përdorur në vrasje ditë më parë.

Burimi:.thescottishsun.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elizaveta khlyupina elizaveta khlyupina

Sondazh

Poll