Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje 30-vjeçarin që po lëvizte me motor

20 Qershor 2020, 19:47 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për

SHKODËR- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në mbrëmje në Shkodër. Mësohet se një makina ka përplasur një motor pranë fshatit Hot i Ri në Shkodër.

Nga informacioneve paraprake mësohet se viktima është 30 vjeç dhe është përplasur nga një veturë. Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe ambulanca, e cila ka marrë trupin e pajetë, pasi viktima nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të marra nga përplasja.

NJOFTIMI I POLIISË

Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një akasident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe  mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder policia shkoder vdes 30 vjecari ne shkoder aksident ne shkoder policia shkoder vdes 30 vjecari ne shkoder

Sondazh

Poll