Aktualitet

E tradhëtuan veshët/ Dënohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet për grabitje dhe kërcënim

20 Qershor 2020, 15:04 Nga DOSJA
E tradhëtuan veshët/ Dënohet 25-vjeçari shqiptar në

ITALI-Një 25-vjeçar shqiptar, i identifikuar si F.RR., është dënuar me tre vite burg në Itali pasi është identifikuar nga pronari i një banese që ai kishte grabitur.

Mediat Italiane kanë bërë me dije  se ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, kur një grup prej tre shqiptarësh u futën për të plaçkitur një banesë në zonën e Mozzate në Itali por teksa ata ishin brenda është kthyer pronari dhe i ka kapur mat.

Ata janë larguar me vrap duke kapërcyer murin për të shpëtuar por 25-vjeçari nga frika se mos e kapte pronari është kthyer dhe e ka kërcënuar dhe kaq ka mjaftuar që i zoti i shtëpisë të fiksonte fytyrën  dhe duke bërë kështu dhe identifikimin e tij në polici.

Pasi ka parë fotografinë e shqiptarit, ai ka qenë tejet i bindur se ishte ky grabitësi, pasi sipas tij veshët dhe hunda ishin identike me ato imazhe që kishte fiksuar në banesë.

Burimi:ilgiorno.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia italiane policia italiane

Sondazh

Poll