Aktualitet

“Situata shqetësuese”, mjeku Pipero: Maskat të domosdoshme, dorezat nuk duhet përdorur fare

20 Qershor 2020, 16:35 Nga DOSJA
“Situata shqetësuese”, mjeku Pipero: Maskat të

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka analizuar sot situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në News 24, Pipero u shpreh se situata është shqetësuese situatën e epidemisë në vend, nisur nga numri i shtrime në spital të të prekurve me COVID-19.

Dorezat, nuk ka arsye fare të përdoren. Nuk ka asnjë studim që të dëshmojë se dorezat duhen, përkundrazi, në vend që të na ndihmojnë na heqin vëmendjen duke menduar se dorezat janë të sigurta , por ato janë të papastra. Ndërsa themi gjithnjë lani duart me ujë e sapun, e njëjta gjë vlen edhe për dorezat, nëse i vendos duhet t’i lash njësoj si duart. Por nuk është e rekomandueshme për dy arsye, së pari nuk të mbron, së dyti kur e heq dorezën duke mos qenë profesionist krijon mundësinë e krijimit të aerozoneve. Pra, nuk është e rekomandueshme, maska është e rekomandueshme kudo nuk ruajmë distancën”, tha Pipero.

Deklarata vjen në kohën kur numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Vetëm sot janë zbuluar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 42, pasi gjatë natës ka vdekur edhe një 70-vjeçare, e cila vuante edhe nga një formë e rëndë e leukozës. Mes të infektuarve janë një sërë personazhesh të njohur si Edmond Budina dhe i vëllai Roberti, aktori Florian Binaj, ndërsa gjeti vdekjen disa ditë më parë edhe Nehat Kulla. Situata vazhdon e qetë në disa qytete, kurse institucionet apelojnë për distancim, e njëkohësisht është administrata ajo që është më e prekur me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll