Aktualitet

U infektua në QSUT, humb jetën pacienti teksa po kthehej për në shtëpi. Ministria: Vdiq papritur nga një arrest kardiak, n

20 Qershor 2020, 17:33 Nga DOSJA
U infektua në QSUT, humb jetën pacienti teksa po kthehej për

TIRANË- Një tjetër viktimë është shënuar nga COVID-19. Pacienti i parë i konfirmuar me koronavirus në qarkun e Gjirokastrës ka ndërruar jetë gjatë kthimit në shtëpi.

Sipas informacioneve bëhet me dije se pacienti 68-vjeçar ishte i shtruar në QSUT që prej 20 majit, pasi vuante nga hepatiti. Gjatë qëndrimit në spital ai është infektuar me COVID-19 dhe kishte kaluar në repartin Infektiv.

Që në fillim të muajit qershor, 68-vjeçari merrte kurim në Infektiv dhe sot ka lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë kthimin për në Gjirokastër, ku kishte dhe banesën gjendja e tij është përkeqësuar dhe ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për këtë rast dhe bën me dije se pacienti kishte rezultuar negativ në dy tamponët e fundit. Në një reagim për mediat, ministria bën me dije se viktima ka ndërruar jetë nga arresti kardiak. 

Nga ana tjetër  numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri është rritur. Vetëm sot janë zbuluar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit dhe gjatë natës ka vdekur edhe një 70-vjeçare, e cila vuante edhe nga një formë e rëndë e leukozës. Mes të infektuarve janë një sërë personazhesh të njohur si Edmond Budina dhe i vëllai Roberti, aktori Florian Binaj, ndërsa gjeti vdekjen disa ditë më parë edhe Nehat Kulla. Situata vazhdon e qetë në disa qytete, kurse institucionet apelojnë për distancim, e njëkohësisht është administrata ajo që është më e prekur me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll